Largime dhe premtime si të pagave, kjo është fytyra e Flamurtarit

schedule12:22 - 7 Janar, 2020

schedule 12:22 - 7 Janar, 2020

Flamurtari po kalon një nga periudhat më të vështira. Klubi vlonjat prej muajsh nuk paguan futbollistët dhe tashmë pritet të ketë largime dhe shkak është mungesa e rezultateve, sikurse thuhet në një komunikatë të fundit të kuqezinjve.

Gjithçka sekret, nuk denjohet as të njoftohet emërimi i trajnerit të ri, e jo më të zbulohen lojtarët që janë larguar apo që kanë zbritur në fushën e blertë në seancën e parë. Një njoftim si historia e pagave, “do t’i merrni, mos u merakosni”.

Flamurtari është katandisur si mos më keq dhe kushdo në Vlorë dhe më gjerë e di diçka të tillë. Si dilet nga kjo situatë, administratori Sinan Idrizi dhe ata që ia kanë besuar klubin duhet ta gjejnë sa më parë. Në fakt duhet ta kishin gjetur prej kohësh. Premtimet nuk kanë munguar asnjëherë dhe vazhdojnë, ndërkohë që Flamurtari lëngon.

KOMUNIKATA E FLAMURTARIT – “Në mbyllje të pjesës së parë të sezonit futbollistik 2019-2020 dhe objektivave të klubit Flamurtari Football Club, duke marr shkak nga rezultatet, pritshmëritë në fushë dhe performancës së lojtarëve të cilët janë pjesë e klubit, Flamurtari F.C vendos ndërprerjen e kontratës me disa futbollistë të cilët do të bëhen publik në një komunikim te dytë.

Flamurtari F.C vijon punën pa ndërprerje për përforcimin e skuadrës, riorganizimin dhe hyrjen fuqishëm në merkato,për arritjen e objektivave në këtë sezon futbollistik. Flamurtari F.C konfirmon se do të vijohet me përkushtim dhe pa ndërprerje për të përforcuar skuadrën me elemente cilësorë ,duke përmbushur të gjitha detyrimet, por edhe konfirmuar se skuadra do të jetë ajo që kërkojnë objektivat e vet klubit ,por edhe të sportdashësve të shumtë vlonjat”, shkruhet në postimin e klubit në faqen zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al

Postimi i Flamurtarit në “Facebook”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!