Largim i Klopp nga Liverpool, “Të Kuqtë” mendojnë për legjendën e mesfushës

schedule14:16 - 26 Janar, 2024

schedule 14:16 - 26 Janar, 2024

Që prej 8 tetorit të vitit 2015, tekniku gjerman është në krye të “gjigantëve” anglezë, të Liverpool, teksa nën drejtimin e tij ka arritur t’i kthejë të “Të Kuqtë” në një ekip komeptitiv e tepër argëtues për t’u ndjekur, ku padyshim arritja më e madhe për të është fitimi i trofeut të UEFA Champions League, në vitin 2019 dhe ai i Premier League, që mungonte prej 30 vitesh, në “Anfield.

Mirëpo, teksa gjithçka po shkonte mirë këtë sezon, me skuadrën, që arriti finalen e parë të këtij sezoni, atij të EFL Cup, 56-vjeçari gjerman ka bërë një deklaratë shokuese, mesditën e kësaj të premteje, teksa ka njoftuar tifozët e “Të Kuqve”, se pas një bisede me drejtuesit e klubit ka vendosur të lërë detyrën e tij, në fundin e sezoni, pas plot 8 vitesh.

Pas këtij lajmi, të konfirmuar edhe nga vetë skuadra e Liverpool, në media kanë filluar aludimet e para, në lidhje me “strategun”, që do të marrë në dorë skuadrën, sezonin e ardhshëm, ku një ndër to është njëkohësisht edhe një “legjendë” e klubit, pjesë e skuadrës që fitoi, trofeun e UEFA Champions League, në finalen e vitit 2005, ndaj “Kuqezinjve” të Milan.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes gjermane “BILD”, në krye të pankinë së Liverpool, pritet të vijë spanjolli, Xabi Alonso, me këtë të fundit, që mund të largohet në verën e këtij viti, nga “Aspirinat”, për shkak të një klauzole tejet të veçantë, që ka në kontratën e tij, me skuadrën e Bayer Leverkusen.

Bëhet fjalë për një klauzolë, e cila e lejon 42-vjeçarin, të largohet nga stoli i “Aspirinave”, në rast se vjenë një ofertë nga 3 klube të mëdha evropiane, Real Madrid, Bayern Munich ose Liverpool, skuadra këto, ku vetë Alonso ka qenë protagonist gjatë karrierës së tij e ku ka arritur të fitojë thujse gjithçka. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!