Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lapaj synon të krijojë konflikte”, Meçe: PD e dështuar prej kohësh, s’është parti por ‘sekt berishian’

schedule18:20 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 18:20 - 15 Dhjetor, 2025

Analisti Arben Meçe tha për “Tirana Live” se Partia Demokratike ka humbur zgjedhjet për shkak të mungesës së besueshmërisë dhe stabilitetit politik. Sipas tij, PD prej kohësh nuk funksionon më si parti, por si një “sekt berishian”, ku konflikti përdoret si mjet mbijetese.

Ai theksoi se partitë e reja po përdoren për të nxitur përçarje, duke përmendur se Lapaj vepron në të njëjtën linjë me Berishën. Sipas Meçes, PD është e dështuar prej kohësh dhe e vetmja mënyrë që i ka mbetur është prania në foltore.

“Sjellja e PD-së, vetëm këtë gjë di të bëjë. Bojkotin në kohën e Bashës e bëri Berisha, dhe tani madje është në foltore përballë anëtarëve të PD-së që kanë qenë bashkëautorë në vjedhjen e zgjedhjeve. Shkaku pse PD ka humbur zgjedhjet është se nuk kishte besueshmëri dhe stabilitet në tezat që hidhnin. Populli nuk mendon se përmes konfliktit je i besueshëm. Populli është i mençur dhe dallon. Berisha e kupton se nuk është situatë që prodhon shpresë për të marrë pushtetin.

Ata prej kohësh e kanë kuptuar se nuk ecet më me këtë parti dhe e kanë kaluar situatën në ekstrem, duke vënë në lëvizje “bishtat e rinj”, partitë e reja. PD është e dështuar prej kohësh, pa pritshmëri, dhe e vetmja shpresë për mbijetesë është të jetë në foltore. Nuk është parti, por sekt berishian.

Lapaj është vegël e tij; synon të krijojë konflikte, sepse trendi është të krijohen konflikte. Agron Shehaj nuk ka bazë. Lapaj është më tepër në struktura marksiste. Lapaj dhe Berisha prej kohësh janë një; kur nis aksioni, marrin detyrat dhe prapë janë një.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!