Lamtumirë verë!

schedule20:28 - 2 Shtator, 2019

schedule 20:28 - 2 Shtator, 2019

Reshjet e dendura të shiut krijuan vështirësi për qarkullimin e mjeteve në Elbasan dhe në Berat. Situata u normalizua në pak minuta.

Pas një verë me temperatura ekstreme, vjeshta ka nisur me stuhi shiu në Elbasan dhe Berat. Nga reshjet e dendura uji vërshoi në rrugët e Elbasanit duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Pusetat shpërthyen në rrugët kryesore. Rrebeshi i pazakontë solli probleme në qarkullim edhe në aksin Elbasan-Librazhd-Qafëthanë dhe në disa rrugë që lidhin fshatrat me qytetet.

Në një hark të shkurtër kohor situata u normalizua. Edhe në Berat pati vështirësi në lëvizjen e mjeteve nga reshjet e shiut. Segmenti nga Kombinati në hyrje të Beratit deri në Uznovë e në dalje të qytetit u përmbyt.

Shkak kryesor është amortizimi i tubave të shkarkimit të ujërave sipërfaqësore. Sa herë ka reshje aksi paraqet të njëjtin problem./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!