Lamtumirë Toni Kroos/ Legjenda gjermane i jep fund me dhimbje karrierës

schedule12:04 - 6 Korrik, 2024

schedule 12:04 - 6 Korrik, 2024

Ishte një lamtumirë e hidhur. Toni Kros, një nga yjet më të bukur të shekullit të 21-të të futbollit, i dha fund karrierës.

Pasi e mbylli një muaj më parë me klubet tek Reali i Madridit, duke dalë kampion i Europës, tashmë i vuri kapakun edhe me kombëtaren.

Tifozët e Gjermanisë nuk do ta shohin më në fund, ndërsa mbyllja nuk ishte ajo që dëshirohej.

Ishte Spanja që u kualifikua për në gjysmëfinale të Europianit, edhe pse akuzat për arbitrin qendronin që të gjitha. Mesfushori 34-vjeçar u ndie edhe I lodhur e bëri disa gabime, pavarësisht se dha kontribut për “pancerët” që ishin pranë kualifikimit. Pas ndeshjes, ai shprehur gjithë hidhërimin e tij.

“Nuk mund të them se kjo ishte ndeshja më mizore e karrierës sime, por fatkeqësisht ne humbëm. Dhamë gjithçka sepse nuk donim të humbisnim, ishim shumë pranë. Eliminimi errëson gjithçka. Donim të arrinim diçka të madhe, por tani kjo ëndërr mori fund. E dimë se luajtëm një turne mjaft të mirë, por është shumë e rëndë kur je kaq pranë suksesit dhe nuk ia del. Penalltia duhej të ishte dhënë dhe ne mund të kishim fituar. Jam krenar që e ndihmova Gjermaninë që të ketë sërish shpresë. Jam I bindur se në të ardhmen do të ketë suksese”.

Kros mbyll karrierën pasi fitoi 35 trofe në mbi 800 ndeshje, por nuk është i vetmi që largohet. Edhe bavarezi veteran Tomas Myler lajmëroi se kjo ishte ndeshja e tij e fundit me Gjermaninë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!