Lamtumirë “Sokrat” i përjetshëm/ E bija: Më ka lënë pas një emër të madh, jemi krenarë për të

schedule15:51 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 15:51 - 6 Dhjetor, 2023

E bija e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi në një intervistë për ABC News rrëfen dëshirën e të atit për jetën deri në çastin e fundit si dhe pengjet e tij. Mendi Kabashi është në pritje të ëmbël, ajo thotë se i biri do ketë dedikim emrin e tij.

Muzeu Historik Kombëtar ishte ndalesa e fundit në jetën tokësore të Sokratit të përjetshëm Mirush Kabashi, familjar, miq e kolegë kryen homazhe në nder të tij.

E bija Mendi Kabashi me lot në sy rrëfen dëshirën e të atit për jetën.

Pika e dobët e Mirush Kabashit ishte mbesa dhe me padurim priste ardhjen në jetë e dy nipërve thekson e bija.

Në pazëllin e gjerë të roleve veçon dy monodramat, por nuk harron as ajo rrënjët nga Gjakova.

Ajo që gëzon bashkëshorten dhe dy të bijat është emri i mirë dhe dashuria që ai kishte për skenën, ai dilete edhe pse ishte i sëmurë.

Nderi i kombit, duket se e ka lënë pas edhe pasardhësin në art.

Ikja e Mirush Kabashit padyshim është fizike, pasi me dhënien frymë të 100 roleve në skenën e teatrit dhe kinematografisë, ai do mbetet një Sokrat i përjetshëm ndër breza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!