Përmes një ceremonie simbolike e të thjeshte, në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, i jepet lamtumira Margaritarit të cmura të skenës dhe ekranit, Margarita Xhepa.
Nderi i Kombit, ka lënë pas një kujtesë të pashlyeshme në memorien e kolegëve, miqve, bashkëpunëtorëve si dhe tek qytetarët, të cilët patën fatin ta ndiqni me rolet e saj në film dhe teatër, përgjatë karrierës së saj të spikatur në 7 dekada. I biri vlerëson energjin dhe pasionin, kujton dy rolet me të ëmën në film
Dhimbje e madhe e cilëson Tinka Kurti, ku ditën të jenë dy zonja fisnike, gjithnjë mike, kurrë rivale.
Luiza Xhuvani e cilëson simbol i mirësisë njerëzore. Dritan Boriçi e cilëson fat si aktor i ri që interpretoi krah saj.
Ylli i pa shuar Mrgarita Xhepa përcillet për në banesën fundit, ashtu sic e meriton, me duartrokitjet e fundit që merr nga publiku, por jehona e saj do jetë gjatë në breza


