Merkato e janarit është larg dhe afër. Shumë klube janë gati të operojnë në dimër për përforcimin e skuadrës. Disa duan të mbyllin marrëveshjet që nuk arritën dot në verë e një prej tyre është edhe Chelsea. “Blutë e Londrës” i janë rikthyer edhe njëherë pistës Elseid Hysaj.
The Sun raporton se bisedimet me Napolin kanë nisur sërish. Frank Lampard e pëlqen shumë mbrojtësin e kombëtares shqiptare dhe ky i fundit është bindur të largohet nga Serie A. Fakti që 25-vjeçari ka humbur postin e titullarit është në favor të Chelsea, që po nxiton të arrijë akordin financiar me nënkampionët e Italisë.
Hysaj pëlqehet edhe nga Manchester United dhe ky është shkaku që Lampard i ka kërkuar drejtuesve të klubit të tij që të arrijnë sa më shpejt të jetë e mundur akordin me homologët italianë. /abcnews.al