Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme përballë francezëve të Lille, e vlefshme për UEFA Champions League. Strategu anglez pranoi se kjo sfidë është shumë e vështirë, si dhe komentoi zhbllokimin e merkatos për Blutë e Londrës.
MERKATO – “Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos fluturojmë. Humbja kundër Everton ishte vetëm për shkak se ne ishim shumë përpara vetes tonë. Duhet të dimë forcën tonë dhe të jemi me këmbë në tokë. Shumë mendonin se nuk na duhej merkato, por e vërteta është që neve na duhen lojtarë për t’u përmirësuar. Ende nuk kam ndonjë objektiv kryesor, por skuadra duhet të jetë sa më e plotë”.
MUNGESAT – “Kemi vuajtur mungesat e dy lojtarë të rëndësishëm, si Rudiger dhe Ruben Loftus-Cheek. Të dy kanë qenë pjesë kryesore e skuadrës sezonin e shkuar dhe mungesa e tyre është ndier. Rudiger do të rikthehet në grumbullim nesër, ndërsa Loftus-Cheek është shumë pranë”.
KUALIFIKIMI – “Do të ishte një arritje e madhe nëse nesër kualifikohemi për në fazën me eliminim direkt. Do të rreshtohemi vetëm për fituar. Kjo ndeshje, do të jetë idealja për lojtarët e rinj që të tregojnë se janë gati për t’u bërë futbollistë të mëdhenj”, përfundoi Lampard.