I pozicionuar si teknik i përkohshëm në krye të pankinës së “bluve”, tekniku Frank Lampard ende nuk ka gjetur fitoren e parë në rikthimin e tij te Chelsea aty ku shkroi historinë e tij.
Pas ndeshjes së djeshme, tekniku anglez e konsideron më të merituar humbjen nga Brighton, sesa nga Real Madrid në “Bernabeu” mbrëmjen e së mërkurës, ku u mundën me rezultatin 0 me 2.
“Humbja është mëse e merituar. Mendoj se tani më shumë se sa për humbje, duhet të flasim për rezultatet. Fitoret vijnë vetëm me cilësinë e lojës. Nga pikëpamja e lojës, kjo humbje ishte më zhgënjyesja. U mundëm në bazat e futbollit.
Brighton është një ekip i mirë, kështu që ne duhet t’i japim meritat. Ata mund të luajnë kështu kundër pothuajse çdo kundërshtari në Premier League”,- u shpreh Lampart në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al