Frank Lampard nuk po kalon një moment të mirë. Chelsea i tij ka marrë rezultate negative në ndeshjet e fundit dhe mediat angleze theksojnë se presidentit Abramovich po i soset durimi.
Bosi rus pëlqen Thomas Tuchel dhe gjermani, i cili u shkarkua muajin e kaluar nga PSG, është gati ta zëvendësojë ish-mesfushorin e njohur anglez në stolin e “Bluve të Londrës”.
? LAMPARD, AL BARÇA?
?️ @GuillemBalague:? “El seu somni és entrenar a la Lliga espanyola i fer el que no va poder fer com a jugador”
? “Li agradaria seure a la banqueta del Camp Nou i entrenar el Barça”
? “El 2005 va estar a prop de fitxar pel Barça”#OnzeE3 pic.twitter.com/Te9xmVxhAS
— Onze (@OnzeTv3) January 5, 2021
Ekipi duhet të rikthehet te rezultatet pozitive për të shpëtuar trajnerin, teksa zbulohet edhe dëshira e madhe e Lampard. Gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague thekson se Lampard ëndërron të drejtojë Barcelonën.
“Në vitin 2005 ishte afër firmës me Barcelonën. Lampard ëndërron të punojë në La Liga dhe të drejtojë Barcelonën, në mënyrë që të realizojë atë që s’e bëri dot si lojtar“, deklaron Balague. /abcnews.al