Lamine Yamal në historinë e futbollit spanjoll, bëhet shënuesi më i ri në moshë

schedule08:04 - 9 Tetor, 2023

schedule 08:04 - 9 Tetor, 2023

Lamine Yamal është bërë golashënuesi më i ri në historinë e La Liga duke shënuar ndaj Granada në barazimin 2-2.

Yamal shënoi golin e parë për Barcelonën kur katalanasit ishin në disavantazhin 2-0.

Në moshën 16-vjeçare e 87 ditë, spanjolli regjistron emrin e tij në librin e rekordeve të kampionatit spanjoll.

I lindur në vitin 2007, Yamal është një nga taletet më premtues në futbollin europian, madje performanca e tij befasuese ka bërë për vete Xavin, kështu që tekniku spanjoll ka filluar ta aktivizojë në çdo ndeshje të mundshme./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!