Duhet të ishte një zgjidhje, siç në të vërtetë ka qenë, por kohët e fundit është kthyer në një problem. Lamine Yamal është bërë sërish çështje në kombëtaren e Spanjë në vigjilje të dy sfidave të fundit në kualifikueset e “Botërorit 2026”.
Më anë të njoftimi të papritur shpërndarë për mediat, Federata Spanjolle e Futbollit ka zbuluar se talenti i Barcelonës ështrë larguar nga grumbullimi. Arsyeja është ajo që ka përshtjelluar situatën te “Furitë e Kuqe” duke sjellë një tjetër përplasje mes federatës dhe klubit “blaugrana”.
Lamine Yamal ishte ftuar nga trajneri De La Fuente, por pa dijeninë e tij dhe stafit mjekësor të kombëtares spanjolle, ai i është nënshtruar një trajnetimi për problemin me pupalgjinë që e shqetëson prej muajsh.
Kjo gjë e bën të pamundur, që Lamine Yamal të luajë në sfidat kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë në kualifikueset e “Botërorit 2026”.
Spanja kërkon të vulosë biletën për në finalet e turneut që do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA, Meksikë dhe Kanada dhe duhet ta bëjë këtë pa ndihmën e atij që konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë në planet.
Lamine Yamal nuk luajti edhe në ndeshjet e tetorit me Spanjën, sërish për shkak të dëmimit, ndërsa sipas mediave spanjolle, që në këtë rast kanë marrë krahun e federatës, mungesat e talentit po bëhen të shumta dhe problematike./abcnews.al

