“Lamë pas vendet e zhvilluara”, Rama: Famëkeqja hipotekë në dorë, godinat do humbasin kuptimin

schedule12:16 - 27 Prill, 2022

schedule 12:16 - 27 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka lënë pas vende të zhvilluara sa i përket shërbimeve online. Kreu i qeverisë shtoi se edhe hipotekat famëkeqe tani do jenë në telefon duke shmangur sipas tij radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit.

Famëkeqja hipotekë sot është këtu (në dorë). S’ka nevojë të hysh në ato labirinte për të nxjerrë më në fund pronën tënde. Prandaj dhe sportelet e hipotekës kanë nisur të mbyllen. Edhe godinat e hipotekës do humbasin kuptimin e tyre dhe njerëzit do jenë në dispozicion të përgatitjes së produktit duke e bërë të aksesueshëm këtu.

S’ka nevojë fare të dinë njerëzit se kur mbyllet sporteli, as kur ndërrohet. Zakonisht janë burrat atë që kanë dhimbje koke e nxjerrin bojën shtetit. Kjo është bukuria e epokës që jetojmë. Koha e teknologjisë dhe digjitalizimit të jep mundësinë të hedhësh hapat në mënyrë eksponenciale.Shqipëria është në vendin e 17 për shërbimet digjitale, pas nesh janë vende shumë më të zhvilluara. Ka dhe një element tjetër që moszhvillimi i mëparshëm në krahasim me vendet e zhvilluara më parë”, tha Rama.

Lexo edhe: “Gjermanët dolën të shokuar, s’e prisnin”, Rama: Më 30 prill s’ka sportele, s’do hapen më për asnjë arsye

Nga 1 maji, çdo shërbim publik do të ofrohet online, ndërsa nuk do të ketë më sportele. Për kryeministrin kjo është një epokë e re dhe një stacion historik i Revolucionit Digjital.

/abcnews.al