Po fillojnë të regjistrojnë fitore të njëpasnjëshme.
Pas triumfit në “Copa del Rey”, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid arritën një tjetër fitore mesditën e kësaj të diele, teksa mundën në stadiumin “Metropolitano”, me rezultatin 2-0, skuadrën e Las Palmas, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të LaLiga.
Nga një gol për secilën pjesë, fillimisht nga djali i Diego Simeone, Giuliano në minutën e 37’-të e më pas nga norvegjezi Alexander Sorloth mjaftuan për fitoren e “Bardhekuqve”.
Falë këtij rezultati, Atletico Madrid ngjitet në vendin e tretë të renditjes me 23 pikë, 1 më pak se “Galaktikët” e Real Madrid dhe 7 më pak se Barcelona kryesuese, ndërsa skuadra e Las Palmas mbetet në vendin e 18-të me 9 pikë. /i.m /abcnews.al