Ishte turpëruese, pavarësisht se ishte humbja e parë në elitën e futbollit spanjoll për këtë sezon.
“Katalanasit” e Barcelona kanë zhgënjyer totalisht në transfertën e Osasuna, teksa janë mundur me rezultatin e thellë, 4-2, me dominimin e vendasve që u pa që në minutat e para, me dyshen Ante Budimir-Bryan Zaragoza që shënuan nga një gol në minutat 18’ e 28’, për ta mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dyfishtë.
Me fillimin e pjesës së dytë, Barça ngushtoi shifrat me Victor, mirëpo një tjetër gol i Budimir dhe rrjeta e Bretones, në minutat 72’ e 85’ i shkaktoi djemve të Hansi Flick humbjen e parë në LaLiga, të cilët shënuan edhe me Yamal në minutën e 90’-të, por më kot.
Pavarësisht disfatës, “Katalansit” sërish mbeten në vendin e parë të tabelës së renditjes, në kampionatin elitar spanjoll, teksa ndodhen 4 pikë larg Real Madrid të vendit të dytë dhe 6 pikë larg Atletico Madrid të vendit të tretë. /i.m /abcnews.al