Fillimi i sezonit ishte disi i ngadalshëm, ama ndeshje pas ndeshje po vijon të gjejë rrugën e rrjetës.
“Bomberi” i Kombëtares sonë, Myrto Uzuni ka shënuar sërish me fanellën e Granada, në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll, teksa pasditen e kësaj të shtune shënoi golin e parë të sfidës në disfatën 2-1, që skuadra e tij regjistroi në transfertën e Almeria.
“Ylli” nga Berati tundi rrjetën e vendasit në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shënuar golin e 9-të për këtë sezon, si dhe të 44-in me fanellën e “Bardhekuqve”, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, së bashku me marokenin Yousef El Arabi. /i.m /abcnews.al