Në emisionin “Real Story” të ABC News, u zhvillua një debat i thelluar mbi situatën politike dhe institucionale që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, pas seancës së mbajtur sot ku kryebashkiakut Erion Veliaj iu komunikuan zyrtarisht akuzat.
Të ftuarit në studio, gazetari Flogert Muça dhe analisti Arben Meçe, analizuan jo vetëm zhvillimet ligjore, por edhe prapaskenat politike që po shoqërojnë këtë çështje. Në qendër të diskutimit ishte roli i Veliajt brenda strukturave të qeverisjes vendore, pesha e tij politike në kryeqytet dhe ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama në menaxhimin e situatës, përmes dërgimit të disa anëtarëve të kabinetit të tij në Bashki.
Mes rreshtave, u ngritën pyetje për qëndrimin real të Ramës ndaj Veliajt, për balancën mes standardeve ligjore dhe interesave politike, si dhe për mundësinë apo pamundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.
Flogert Muça: Gjëja e parë që bie në sy është fuqia e Erion Veliajt. Gjysma e kabinetit për të zëvendësuar Veliajn është shumë. Përderisa ndahen njerëz për të ndjekur punën do të thotë që ia i ndiqte vetë. Ajo që po ndodh me Veliajn po ndiqet vetë nga Rama. Rama ka folur për standarde, dhe merr një vendim për ta shkarkuar “de facto”, “de juro” jo.
Arben Meçe: Rama është aktiv tashmë për të monitoruar punët që ka Tirana. Në planin praktik është jashtë loje. Veliaj ka pasur peshë të madhe, këtë ka filluar ta ndjejë edhe Rama. Kjo është ndërhyrja e Ramës, për aspektin ligjor Rama është shumë neutral.
Flogert Muça: Unë kam përshtypjen se Rama nuk do i hynte fare historisë për të çuar kabinetin te bashkia. Fakti që ai nuk ka lënë, por ka lënë tre ose katër do të thotë që Rama nuk e vendos Tiranën në zgjedhje./abcnews.al

