Prishtina kaloi një ditë më parë në finalen e turit paraeliminator të Champions League, pasi mposhti Folgore të San Marinos me rezultatin 2-0.
Në stadium ishte i pranishëm edhe një lojtar i spikatur i Kategorisë Superiore, i cili ditët e fundit është lakuar për një kalim te Ballkani në Kosovë.
Bëhet fjalë për Agim Ibraimin, autor të 15 golave me Kukësin sezonin e fundit. Te Kukësi pretendojnë se Ibraimi është nën kontratë dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. /abcnews.al