Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lakohet emri i Armando Brojës, sulmuesi shqiptar në radarët e tre klubeve të njohura

schedule07:58 - 31 Maj, 2024

schedule 07:58 - 31 Maj, 2024

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, ka fituar vëmendjen e disa klubeve të njohura në Europë, ku së fundmi në mesin e tyre është edhe Monaco.

22-vjeçari mund të ndërrojë ambient në merkaton e verës dhe ai vetë është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë, sipas BBC.

Sulmuesi shqiptar ishte huazuar te Fulhami, por ky huazim nuk ka qenë i suksesshëm, ku klubi londinez madje u detyrua të paguajë 5 milionë euro dëmshpërblim, pasi nuk e aktivizoi Brojën në fushë sipas marrëveshjes që kishin.

Tani gara ka filluar dhe Broja mund të përfundojë te Milan, Wolverhampton apo Monaco, që po garojnë për të siguruar shërbimet e tij.

Monaco po e sheh Brojën si zëvendësues të Wissam Ben Yedderit, i cili në vitet e fundit ka qenë lojtari kryesor i klubit nga principata.

Blutë e Londrës në janar kërkonin rreth 60 milionë euro për sulmuesin shqiptar, por kjo shumë e parave mund të zbresë përgjysmë në këtë merkato, pasi Broja në sezonin që lamë kishte dy gola të shënuar e një asistim në 27 paraqitje në të gjitha garat./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!