Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas rezultatit për babain e 28-vjeçarit i cili doli negativ pas testit të dytë për koronavirusin.
Meta falenderon mjekët që po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar qytetarët, ndërsa shkruan se ky ishte një lajm i mirë, për të cilin të gjithë kishim nevojë.
Statusi:
Një lajm shumë shumë i mirë këtë mbrëmje, për të cilin kishim nevojë të gjithë! ?❤
Faleminderit dhe një BRAVO të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer! ?
Forca të gjithëve! ?
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??