Mino Raiola është një nga agjentët më të mirë në botë dhe ka në dorë disa nga lojtarët më në formë të momentit. Xhevahiri më i vlefshëm i këtyre ditëve është Erling Haaland.
Talenti norvegjez është një prej më të mirëve në moshën e tij dhe jo vetëm dhe Raiola po punon për t’i gjetur një klub të ri në verë, ku ai të jetë në gjendje të luftojë për çdo trofe të mundshëm.
Gjithsesi kjo është punë për Raiolan dhe ai kërkon si gjithmonë komisionet e tij. Në medie u përhap lajmi se ai u ka kërkuar mbi 30 milionë euro komisione klubeve për të bërë të mundur kalimin e Haaland.
Ky lajm bëri bujë dhe Raiola mori shumë kritika mbi shpinë, derisa reagoi në rrjetet sociale. “Lajmet e rrema udhëtojnë shpejt dhe larg”, shkruan Raiola përpbri një video ku përgenjeshtron lajmet e disa prej medieve më të mëdha në Europë. /abcnews.al
Fake news travel quick and far ? pic.twitter.com/Iifm9JjzM5
— Mino Raiola (@MinoRaiola) April 4, 2021