Mbrojtësi i Egnatias, Elis Doksani, u dëmtua rëndë në takimin kundër Veleçikut, sfidë e vlefshme për Kategorinë e Parë. Në këtë takim, 21-vjeçari këputi ligamentet e gjurit dhe sot është operuar. Siç njofton klubi i Egnatias, mbrojtësi është operuar me sukses dhe tashmë është futur në fazën e rehabilitimit.
Doksani do të mungojë minimalisht gjashtë muaj, me mbrojtësin që me shumë gjasa e ka mbyllur këtë sezon. Klubi i ka uruar shërim të shpejtë futbollistit 21-vjeçar. Në njoftimin e tyre në faqet zyrtare, shkruhej:
“Elis Doksani kalon me sukses operacionin. Mbrojtësi Elis Doksani ka kaluar me sukses operacionin, lojtari ynë këputi ligamentin e gjurit në takimin me Veleçikun. 21-vjeçari do qëndrojë jashtë fushave për 6 muajt e ardhshëm. Stafi drejtues së bashku me skuadrën i uron shërim të shpejtë Elis Doksanit.”/abcnews.al