23-vjeçari pritet të luaj ndeshjen e sotme ndaj Malmo në Champions pasi vuajti një dëmtim në kyçin e këmbës në datën 8 shtator.
Christian Pulisic u grumbullua nga tranjeri Thomas Tuchel për sfidën e sotme në Suedi dhe amerikani do të fluturojë me to sot. Deri më tani në këtë sezon , Pulisic ka luajtur vetëm dy ndeshje me Chelsea, më 11 gusht ndaj Villareal-it në finalen e Superkupës Evropiane dhe në ndeshjen e parë të ligës ndaj Crystal Palace ku dhe shënoi.
Pulisic është një nga lojtarët kryesorë të Thomas Tuchel dhe kthimi i tij nga dëmtimi është një “buzëqeshje” për teknikun./H.LL/abcnews.al