Lajm pozitiv për Mourinhon, “afrimi” i parë vjen nga infermieria

schedule15:54 - 9 Janar, 2020

schedule 15:54 - 9 Janar, 2020

Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e 5 tetorit kundër Brighton ishte i rëndë për Hugo Lloris. Portieri i Tottenham dëmtoi keq bërrylin, kreu ndërhyrjen kirurgjikale dhe qëndron pushim prej asaj date. Mungesa e tij ka ndikuar për keq te Spurs, por Jose Mourinho mund të buzëqeshë.

Kampioni i botës është rikuperuar dhe ka nisur përgatitjet me ekipin e të rinjve. 33-vjeçari ka nisur vrapimet dhe ka kryer disa ushtrime të thjeshta sipas raportimeve të Daily Mail.

“Gardiani” i portës, një nga pikat më të forta të ekipit londinez, do të vijojë të përgatitet disa ditë me ekipin e të rinjve dhe më pas do vihet nën urdhrat e trajnerit portugez. /abcnews.al

 

Hugo Lloris

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!