Kukësi pret vetëm Skënder Gegën tani. Pasi javën e shkuar doli negativ sulmuesi Godfrey Cooper, së fundmi koronavirusin e ka mposhtur edhe mbrojtësi i afruar këtë verë, Mehdi Hetemaj.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi i Kukësit, që njofton si më poshtë: “Mbrojtësi Mehdi Hetemaj ka arritur të kalojë me sukses COVID-19. Hetemaj ka rezultuar negativ në testin e kryer së fundmi dhe është bashkuar sot në stërvitje me skuadrën”.
Tashmë te Kukësi shpresojnë që edhe trajneri Skënder Gega të përmirësohet, pasi për momentin ndodhet në Turqi dhe po kurohet për shkak të problemeve me mushkëritë. Trajneri i verilindorëve ishte infektuar gjithashtu me Covid-19. /abcnews.al