Lajm i mirë për Spanjën, OBSH: Kurba e epidemisë është drejt rënies

schedule15:37 - 8 Prill, 2020

schedule 15:37 - 8 Prill, 2020

Epidemia e koronavirusit në Spanjë “ka nisur të ngadalësohet”. Të paktën kështu ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe pse numri i të infektuarve dhe viktimave në vend vazhdon të jetë i lartë.

Dr. Bruce Aylward, këshilltar i drejtuesit të përgjithshëm të OBSH, është shprehur pasi ka vizituar Spanjën se është ende herët për të qenë optimist, por “kriza përfundimisht është duke u ngadalësuar.”

Gjithsesi bilanci i sotëm nuk ishte aspak premtues, brenda 24 orëve vendi regjistroi 6,180 raste të reja, shifra më e lartë e regjistruar në katër ditë, duke e çuar totalin në 146,690.

Ndërsa, brenda 24 orëve, betejën më koronavirusin në vend e humbën 757 persona duke bërë që numri total i viktimave të shkojë në 14,555.

Vetëm Madriti ka më shumë se 42,000 raste, rreth 29 përqind të totalit spanjoll. Bilanci i Madritit përbën gjithashtu 5,586 nga 14.555 vdekje gjithsej, një pjesë prej rreth 38 përqind.

Numri ditor i vdekjeve në Spanjë arriti pikun më 2 prill ku u regjistruan 950 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!