Leo Messi u dëmtua në ndeshjen ndaj Lyon dhe nuk ishte i gatshëm për dy ndeshjet pasardhëse në kampionat ndaj Metz dhe Montpeiller.
Ditën e sotme një lajm i mirë ka ardhur për tifozët “parisien” pasi argjentinasi është stërvitur normalisht me grupin. Kujtojmë që këtë mesjavë PSG do të përballet me Manchester City-n në Champions.
Ende nuk dihet nëse Messi do të jetë 100% gati, pasi gjendja e tij do shikohet deri në ditën e fundit.
Messi ende nuk ka arritur të shoënojë golin e parë për PSG, e nëse një i tillë do të vinte në një ndeshje si ajo me City-n do të ishte edhe më fantastike. /abcnews.al/