Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, është kthyer në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të ekipit në prag të përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës kundër Flamengos. ‘The Reds’ luajnë në finale kundër brazilianëve në ndeshjen e vlefshme për Botërorin e Klubeve.
Holandezi mungoi ditën e mërkurë në ndeshjen gjysmëfinale kundër meksikanëve të Monterrey për shkak të një viroze, siç raporton ‘Sky Sport News’. Anglezët kaluan një ndeshje dramatike, ku siguruan kalimin në finale vetëm në minutat e funndit të takimit, duke mposhtur 2-1 rivalët meksikanë.
Ditën e sotme Van Dijk është kthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Klopp për ditën e nesërme. 28-vjeçari është lideri i mbrojtjes së Liverpool dhe nesër ai do të jetë një ndihmë e madhe për të arritur te trofeu. /abcnews.al