Lajm i mirë për emigrantët, Britania pritet të lehtësojë rregullat e migracionit, përfitojnë shqiptarët

schedule16:51 - 25 Shtator, 2022

schedule 16:51 - 25 Shtator, 2022

Britania e Madhe pritet të rishikojë së shpejti rregullat për pranimin e emigrantëve, duke parë se ka rënie të ndjeshme të fuqisë punëtore.

Kryeministrja e sapo zgjedhur e Britanisë së Madhe Liz Truss pritet të rishikojë së shpejti listën e vendeve të punës ku kërkohet fuqi punëtore, siç është industria.

Ky është një laj i mirë për shqiptarët të cilët jo në pak raste kanë rrezikuar jetën e tyre për të udhëtuar drejt “ishullit të ëndrrave”.

Sipas “the Indipendent” Truss pritet të zgjerojë listën e punës me mungesë të qeverisë në mënyrë që të ndihmojë bizneset të plotësojnë vendet vakante duke rekrutuar më lehtë punëtorë jashtë shtetit.

Mungesa e fuqisë punëtore për shkak të rregullave të ashpra të ligjit britanik është kundërshtuar shpesh nga bizneset, të cilat po vuajnë për pun onjës të kualifikuar.

Gjatë fushatës së saj për udhëheqjen konservatore, zonja Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi, të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas Brexit dhe të theksuara nga pandemia, me një zgjerim afatshkurtër të skemës së punëtorëve sezonalë. Një raport i fundit i qeverisë paralajmëroi se mungesa të tilla po ndikonin keq në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë, duke i detyruar shpesh fermerët të hiqnin derrat e shëndetshëm dhe të linin fruta të kalbura në fusha.

Programi i punëtorëve sezonalë, i nisur për herë të parë në 2019, lejon përkohësisht 40,000 punëtorë jashtë shtetit në Mbretërinë e Bashkuar për role sezonale në sektorët e hortikulturës dhe shpendëve.

Një burim numër tha: “Ne duhet të marrim masa në mënyrë që të kemi aftësitë e duhura që ekonomia, përfshirë ekonominë rurale, ka nevojë për të stimuluar rritjen. Kjo do të përfshijë rritje të numrit në disa zona dhe ulje në të tjera. Siç e ka bërë të qartë kryeministrja, ne duam të shohim edhe njerëzit që janë ekonomikisht joaktivë të kthehen në punë.”

Tashmë, qeveria pritet të përcaktojë planin e saj për reformën e emigracionit brenda këtij viti.