Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lajm i mirë nga Infektivi, pesë pacientë lënë spitalin e kthehen në shtëpi

schedule20:49 - 31 Mars, 2020

schedule 20:49 - 31 Mars, 2020

Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Sipas asaj që thuhet në postim, dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditësh trajtimi intensiv ja kanë dalë që ta mundin sëmundjen.

Postimi:



Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga ?#COVID-19?

Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi??

Deri tani 5️⃣2️⃣ të shëruar nga ?#COVID-19?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!