Shërohen 68% e të prekurve nga koronavirusi

schedule11:06 - 4 Maj, 2020

schedule 11:06 - 4 Maj, 2020

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e sotëm të koronavirusit bëri me dije se janë regjistruar 8 raste të reja duke e çuar në 803 numrin e të prekurve pozitiv. Ndërkohë 68 % e të prekurve me koronavirus janë  shëruar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë është arritur një nivel i qëndrueshëm i përqindjes së pozitivitetit. Ndërkohë janë 229 raste aktive në vendin tonë.

“Situata epidemiologjike aktualisht paraqitet e qëndrueshme. Përqindja e pozitivitetit gjatë kësaj ka arritur në 4.3%, pozitiviteti më u ulur i arritur gjatë gjithë fazës së epidemisë në Shqipëri. Kjo falë masave të marra. Që nga fillimi i epidemisë aktualisht janë konfirmuar 803 raste pozitivë dhe 68% e tyre janë të shëruar. Në të gjithë vendin janë 229 persona aktiv me COVID-19”, tha Tomini.

Lexo edhe: 34 të shtruar dhe 7 prej tyre në terapi intensive: Si paraqitet gjendja e pacientëve në dy spitalet COVID

Ndërkohë nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!