Lajm i hidhur për botën e futbollit, ndahet nga jeta trajneri legjendar kroat

schedule11:00 - 8 Shkurt, 2023

schedule 11:00 - 8 Shkurt, 2023

Lajmi për vdekjen e Miroslav “Ciro” Blazevic në moshën 88-vjeçare ka shkaktuar pikëllim në Kroaci.

Tekniku i famshëm kroat, i cili vitet e fundit po luftonte me kancerin, ka qenë trajner i PAOK të cilin e çoi në finalen e kupës ndaj Olimpiakos, sezonin 91/92.

Blazevic kishte marrë edhe drejtimin teknik të kombëtares kroate në Kupën e Botës 1998, të cilën e udhëhoqi në vendin e tretë. “Familja jonë e futbollit humbi sot trajnerin e trajnerëve”, shkruan federata e vendit në rrjetet sociale.

Puna e fundit në karrierën e tij si trajner ka qenë Zadari në sezonin 2014-2015, ndërsa vlen të theksohet se ka fituar tituj në nivel kolektiv me Dinamo Zagreb, Sion, Grasshoppers, ndërsa ka qenë edhe në stolin e ekipeve kombëtare si Irani dhe Bosnja Hercegovina.

Blazevic gjithashtu ka drejtuar më parë edhe ekipin e Prishtinës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!