Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka goditur me thikë një 27-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të zhvilluar mes dy të rinjve, në Elbasan. Uniformat blu bëjnë me dije se 17-vjeçari është arrestuar, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Gjithashtu, Policia ka sekuestruar një shkop metalik, që u gjet gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.