Aktorja e njohur meksikane Africa Zavala është bërë nënë për herë të parë. Mësohet se ajo ka sjellë në jetë një djalë nga martesa me Leon Peraza.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta spanjolle “Hola” teksa shkruan se aktorja 35-vjeçare ka sjellë në jetë një djalë.
Gjatë shtatzënisë, Africa ka postuar shpesh në rrjete sociale duke treguar barkun e rrumbullakosur.
Kujtojmë që Africa Zavala u bë e njohur në Shqipëri me serialin “Kujdes nga ëngjëlli”, ku luante rolin e Elsës./abcnews.al