Një lajm fantastik sot në kampin e Borussia Dortmund, pasi kapiteni i tyre, Marco Reus, është rikthyer në stërvitje pas plot katër muajsh. Gjermani pësoi një dëmtim në muajin shkurt dhe pas rikthimit të Bundesligës (ndaloi për shkak të pandemisë Koronavirus) mungoi katër ndeshje.
Reus ishte një mungesë e madhe edhe në klasiken e Gjermanisë kundër Bayern Munchen. Mungesa e kapitenit u ndje, pasi bavarezët triumfuan 0-1 në Signal Iduna Park, falë një goli nga Kimmich në fundin e pjesës së parë.
Reus ka vuajtur shumë në karrierën e tij nga dëmtimet, por mbetet lojtari më i rëndësishëm i verdhezinjve. Rikthimi i tij, është padiskutim një lajm fantastik dhe për trajnerin e Dortmund, Lucien Favre./abcnews.al
Marco Reus returned to Dortmund training after four months out injured.
The captain is back ?? pic.twitter.com/rBUuu5iP7m
— B/R Football (@brfootball) June 10, 2020