Lajçaku: Mezi pres të punoj me Hotin në dialogun me Serbinë

schedule22:45 - 3 Qershor, 2020

schedule 22:45 - 3 Qershor, 2020

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,  ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës dhe ka theksuar se mezi pret që punojë me Avdullah Hotin, në kuadër të dialogut.

Lajçaku përmes një postimi në Tëitter ka bërë të ditur se ka biseduar me Hotin përmes telefonit, në ditën kur ai u bë kryeministër i ri i Kosovës.

Urova Avdullah Hotin për përzgjedhjen e tij si kryeministër të Kosovës në një bisedë telefonike sot. Mezi pres të punoj ngushtë me të në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe drejt perspektivës evropiane për popullin e Kosovës”, shkruan Lajçak.

Ndër të tjera Lajçaku ka kohë që ka kërkuar nga ish-Qeveria Kurti heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë për të rinisur dialogun mes dy vendeve. Kryeministri i ri, Avdullah Hoti, ka premtuar se do ta bëjë me të marrë pozitën e re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!