Lajçak viziton Kosovën, Prenkaj: Tentativat e fundit për dialogun Prishtinë-Beograd

schedule16:25 - 18 Qershor, 2024

schedule 16:25 - 18 Qershor, 2024

Përfaqësuesi i BE për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak ka zhvilluar këtë të martë një vizitë në Kosovë.

Ambasadori Albert Prenkaj gjatë një interviste në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, u shpreh se qëllimi i Lajçak është që Kosova të fillojë implementimin e asociacionit dhe që Serbia të fillojë me njohjen e dokumenteve.

Gjithashtu ai shtoi se Lajçak bën thirrje për gjetjen e një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur.

“Qëllimi i tij përfundimtar është që Kosova të fillojë implementimin e asociacionit që do të fillojë edhe me njohjen e dokumenteve nga ana e Serbisë. Pra është kjo përpjekja që të bindë të dy palët për këtë asociacion. Pritet të sqarohet ‘fotografia’ politike e Europës dhe që palët në dialog të fillojnë implementimin dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për marrëveshjet. Por do të shohim edhe një periudhë presioni…Sa i përket presidentes ajo ka lënë një mundësi, një derë të hapur, por kryeministri nuk ka qenë shpresëdhënës”, tha ndër të tjera Prenkaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!