Lajçak përfundon bisedimet me Bislimin: Së shpejti një takim mes kryenegociatorëve të Serbisë dhe Kosovës

schedule10:25 - 5 Mars, 2024

schedule 10:25 - 5 Mars, 2024

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zhvilloi sot një vizitë në Kosovë.

Lajçak u prit në takim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Në përfundim të bisedimeve Lajçak ka paralajmëruar një takim mes dy kryenegociatorëve.

“Sot diskutuam për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu folëm edhe për çështjen e dinarit, për çështjen e pagesave në aspektin monetar dhe që është pjesë relevante e procesit të dialogut dhe diskutuam ashtu siç kemi biseduar në Bruksel në takim i cili ishte konstruktiv dhe kemi pasur disa pyetje, por ka pasur pyetje që tejkalojnë kompetencat e delegacioneve në Bruksel dhe gjatë kësaj vizite. Po planifikoj një takim me shefat e delegacioneve të dy vendeve në ditët në vijim”, ka thënë ndër të tjera Lajçak.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!