Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lajçak në e-mailet e Epstein/ Njohje personale e ish-ministrit të jashtëm sllovak me abuzuesin seksual

schedule15:25 - 15 Nëntor, 2025

schedule 15:25 - 15 Nëntor, 2025

Skandali Epstein shkon në Sllovaki. Emailet më të fundit të publikuara nga çështja e abuzuesit Seksual kanë nxjerrë në skenë edhe ish ministrin e jashtëm Sllovak Miroslav Lajçak që tashme është këshilltari i lartë I Kryeministrit Robet Fico për Ballkanin Perëndimor .

Sipas emaileve të publikuara , Epstein iu referua Lajçak ish  të dërguarit të Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë Serbi  në disa mesazhe, duke e përshkruar atë si një person me “ndikim ndërkombëtar.

Në një email të vitit 2019, Epstein e prezantoi atë me një kontakt të paidentifikuar si ministrin aktual të jashtëm sllovak, kryetarin e OSBE-së, ish-presidentin e Kombeve të Bashkuara dhe “më e rëndësishmja si një mik të tij.

Ai gjithashtu iu referua Lajçak me nofkën e njohur sllovake “Miro”, duke sugjeruar njohje personale. Në një shkëmbim tjetër nga viti 2018, i raportuar për herë të parë nga portali sllovak 360-tka.sk, Epstein shkroi se “Miro po vjen në Palm Beach” – një referencë për një nga rezidencat e Epstein në Florida – “për të hartuar strategji”.

Portali sllovak i lajmeve Aktuality.sk vuri në dukje të premten se dokumentet nuk përmbajnë prova që Lajçak ishte në dijeni ose i përfshirë në aktivitetet kriminale të Epstein. Megjithatë, ato tregojnë se Epstein e shihte atë si një aleat brenda qarqeve diplomatike ndërkombëtare.

Emailet tregojnë gjithashtu interesin e dukshëm të Epstein në politikën sllovake. Ai komentoi dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm Robert Fico në vitin 2018 pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak, dhe më vonë kritikoi zgjedhjen e presidentes pro-evropiane Zuzana  Çaputova në vitin 2019 – duke shkruar se Lajçak “do të kishte qenë një kandidat më i mirë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!