Presidenti serb Aleksandër Vuçiç këtë të mërkurë është takuar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.
Vuçiç përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje nga ky takim ku shprehet se me Lajçak ka diskutuar mënyrat për të qetësuar tensionet në terren dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Kosovë.
“Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë dhe Metohi është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përfshihet më konkretisht në të gjitha këto çështje”, shkruan Vuçiç. /abcnews.al