Rama: Keni parë që ka ardhur investitorët këtu. Nuk ka ardh në Vlorë për pushime, apo fotografi. Ka ardhur me gjithë grupin e arkitektëve dhe kanë bërë dëgjesë me profesorë të historisë, gjeodezisë dhe një grup njerëzish kanë marrë shënime Në mars 2026 është paraqitur një projekt krejt tjetër i rikonceptuar me qasje tërësisht ndryshe. Dhe KKT, nuk e kanë miratuar të gjithë ashtu sic është paraqitur, por kanë vendosur sërish kushte.
E para, proejekti do zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie në Kadastër.
Laguna nuk preket, është e shkruar!
Dhe zhvillimi nuk mund të përfshijë Marine’ ishte në versionin e parë e të dytë, u hoq. Për marinën është kërkuar një projekt I detajuar dhe konsultim dhe vetëm pasi të jetë parë projekti tjetër në tërësi.
Nuk po ju them që investitorët thonë nuk e kemi pritur kurrë që në Shqipëri shteti do jetë kaq rigoroz. Edhe pse ata në SHBA më kanë thënë cdo gjë sipas librit të ligjit. Kemi ardhur për të bërë një investim për Shqipërinë.
Përcaktimi i brezit mbrojtës, projekti duhet të respektojë një brez nga vija e lagunës. Kjo distancë duhet të ruajë peizashin antyror, cilësinë e habitat, është e shkruar, nuk është shkruar këto ditë, kur ju shkruanit se unë po shes Shqipërinë, por është shkruar më parë.
KKT ka kërkuar ngritjen e një grupi pune për të siguruara zbatimin e kushteve brenda zonës së mbrojtur. Leja e infrastrukturës në prill 2026 është dhënë për rrugëkalimet e nevojshme për pajisjet e përkohshme që do përdoren për studimin e biodiversitetit të ujit të Lagunës. U bë rrethimi dhe makineritë u morën me gurë.
Pasuritë objekt zhvillimi, përfshijnë vetëm prona private. Të gjitha në pronësi të Albania Land Divelopment. Një cmenduri totale futja e urrejtjes për hebrenjtë dhe shfrytëzimi I dhimbjes së Gazës nga ata që i thonë vetes myslimanë po janë pa din e pa iman. “Power Holding” një kompani nga Katari që prioritet kanë turizmin./abcnews.al


