Lagështira në rrugë dhe shpejtësia ishin shkaku i aksidentit ku humbën jetën dy 17 vjeçaret

schedule15:23 - 10 Nëntor, 2019

schedule 15:23 - 10 Nëntor, 2019

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bërzhitë të Kryeqytetit, ku si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe lagështirës në rrugë, kanë humbur jetën 2 adoleshentet 17 vjeçare  Denada Tarja dhe Suada Serani. Ndërsa mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit Françek Shaba 18 vjeç dhe dy 14 vjeçarë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ditëlindja u kthye në tragjedi për shkak të një aksidenti të tmerrshëm që tronditit tërë opinionin publik, ku humbën jetën dy adoleshtente pasagjere Denada Tarja dhe Suada Serani nga 17 vjeç dhe u plagosën drejtuesi i mjetit Françesk Shaba18 vjeç dhe dy të rinj të moshës 14 vjeç.

Aksidenti tragjik ka ndodhur mbrëmjen e 9 nëntorit  në fshatin Bërzhitë. 5 adoleshentë kishin dalë për të festuar ditëlindjen e njërin prej 14 vjeçarëve. Ata po udhëtonin me makinë me targë AA044 LN dhe  pasi kishin mbaruar festën po ktheheshin për në banesat e tyre, por shpejtësia e lartë e mjetit dhe lagështira e madhe në rrugë, kanë bërë që makina të dilte nga rruga dhe të përplasej me një shtyllë ndriçimi që ndodhej në krahun e  sipërm të rrugës, përplasje kjo që shkaktuar batimin e makinës  duke e nxjerrë mjetin në anën  tjetër të rrugës, ku është u përplasur me një pemë.

Fillimisht ekspertët shprehen se makinë është përplasur nga pjesa e pasme në anën e shoferit duke u batuar më pas. Sipas dëshmive të banorëve të zonës të cilët refuzuan të flisnin përpara kamerave, dy adoleshentet kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Banorët  shprehen se trupat e pa jetë të dy adoleshenteve janë gjetur disa metra larg mjetit për shkak të përplasjes. Po ashtu ata shprehen se një mrekulli i ka shpëtuar 3 adoleshentët e tjerë, pasi sipas tyre aksidenti ka ndodhur rreth orën 23:30 minuta, ndërsa policia dhe ambulanca kanë mbërritur pas orës 24:00.

Drejtuesi i mjetit Françesk Shaba nuk ka pasur patentë për drejtimin e mjetit që ishte në pronësi të babit të tij, ndërsa  gjatë kontrollit i është gjetur patenta e të atit.

Aktualisht 18 vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës , jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy 14-vjeçarët e aksidentuar kanë pësuar shembje në trup dhe në kokë. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Françesk Shaba, 18 vjeç banues në Bërzhitë, pasi rezultoi se Shaba ishte i papajisur me Leje Drejtimi të grupit B. 18-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!