Laert Vasili: Jua tregoj unë si vendoset maska

schedule15:25 - 3 Korrik, 2020

schedule 15:25 - 3 Korrik, 2020

E premta është dita që ka shënuar rekord të rastev etë reja me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën apel qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të respektojnë masat mbrojtëse.

Thirrjes për të respektuar masat mbrojtëse i është bashkuar edhe aktori Laert Vasili, i cili në videon e postuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shihet momenti kur demonstron për qytetarët se si të vendosin maskën.

Aktori ndër të tjera ka theksuar se është e rëndësishme që të kujdesemi për të moshuarit dhe familjet.

“Dua t’ju kujtoj se COVID-19, është mes nesh. Rrezikshmëria është e lartë dhe sidomos tani në periudhën e verës që të gjithë duam të pushojmë dhe të kemi sa më shumë relaks. Por duhet të keni kujdes, duhet të jemi të vëmendshëm. Kujdesuni për veten, kujdesuni për të moshuarit që keni në familje. Edhe maska është shumë e thjeshtë të vendoset. Eshtë shumë e thjeshtë, maska hapet me duar kështu i vendoset. Mbuloni hundën dhe gojë. Pushime të mbara të gjithëve,” ka thënë ndër të tjera Vasili.

Në vendin tonë numri i të infektuarve tashmë ka shkuar në  2752, mes të cilëve 72 kanë humbur jetën. /abcnews.al