“LaCivita, fatura 50 milion dollarë”, akuza e Beqirit: SPAK të hetojë pagesën e majme të Berishës

schedule15:21 - 16 Shkurt, 2025

schedule 15:21 - 16 Shkurt, 2025

Sali Berisha ka paguar 50 milionë dollarë për konsuletin e Tramp. Avokati Idajet Beqiri ka zbuluar në Abc Nes këtë shifër që sipas tij, ka bindur Kris La Chivita të marrë përsipër fushatën e Partisë Demokratike për 11 majin.

Ai ftoi SPAK të hetojë kontratën e lidhur mes Berishës dhe LaChivita, që përmban këtë shifër të majme.

Vetë Berisha publikisht nuk ka pranuar të japë asnjë detaj nga kontrata, me justifikimin se nuk e ka negociuar vetë, ndërsa siguron se paratë që ka paguar janë të kristalta.

Por, për avokatin Beqiri, LaChivita nuk do ia dalë dot me Berishën si me Tramp në SHBA, pasi në Shqipëri e pret një kryetar dhe një parti e zhytur në krim e korrupsion.

Avokati Idajet Beqiri thotë se kryedemokrati Sali Berisha e ka paguar 50 milionë dollarë Chris LaCivita, për fushatën e Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se SPAK duhet të hetojë këtë pagesë të majme.

Sipas Beqirit, Berisha do marrë një shuplakë nga shqiptarët më 11 maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!