Kukësi ia ka dalë të mposhtë skuadrën e Laçit, madje me përmbysje. Verilindorët triumfuan me shifrat 3-1 dhe morën sërish vendin e parë, duke i çuar një mesazh të qartë Tiranës që për titullin kampion do të kenë punë me ta.
Verilindorët e kishin lojën në kontroll në fillim, por ishte Laçi më konkret dhe Xhika e shpëtoi Kukësin në një rast ku Nwabueze doli i vetëm me të. Kurbinasit morën zemër dhe me nigerianin ia dolën të shënonin golin e avantazhit.
Kukësi u përgjigj direkt dhe Abazaj ia doli të barazonte dhe skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1. Laçi në të dytën u ndal nga tranversa, kur Deliu ekzekutoi një goditje dënimi nga jashtë zone. Verilindorët ngulmuan për të kaluar në epërsi dhe ia dolën me Shkurtajn, kurse më pas Ethemi rezultoi edhe të tretin dhe i mbylli llogaritë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22
E shtunë, më 8 janar, ora 14:00
Kukësi-Laçi 3-1
Shënues: Abazaj 40′, Shkurtaj 68′, Ethemi 80′ / Nwabueze 36′