Laçi është gati për të pritur ndeshjet e Conference League, pasi të besuarit e Shpëtim Duros ia dolën që edhe në miqësoren e dytë të triumfonin.
Kurbinasit mposhtën 2-0 skuadrën e Llapit, me Spahiun, i cili në pjesën e parë, shënoi golin e avantazhit për bardhezinjtë, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, Ujka vulosi shifrat në 2-0.
Vlen të theksohet fakti se në këtë duel Mazrekaj shpërdoroi një 11-metërsh. /f.a/abcnews.al

