Vllaznia-Laçi është përballja më e fortë e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Menaxheri i klubit kurbinas, Dario Pali komentoi për mediat shortin kundër skuadrës shkodrane. Dueli për një biletë në finalen e madhe do të zhvillohet më 14 prill në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
“Të tre ekipet në këtë fazë do të japin maksimumin e tyre. Ndeshja është e një rëndësie të lartë, me këdo që do përballemi. Siç është Vllaznia, por edhe si të ishte Teuta e Skënderbeu, do të ishte një ndeshje e ritmit të lartë. Ne do të mundohemi të japim maksimumin, si në Kupë dhe kampionat.
Gjendja e Laçit? Gjendja e skuadrës është optimale. Jemi gjithmonë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje, shpresojmë të marrim maksimumin. Nuk kisha preferencë në short, jam i kënaqur me shortin“, deklaroi drejtuesi i bardhezinjve. /abcnews.a