Laboratori i Policisë Shkencore saktëson armën e ekzekutimit të Santiago Malkos

schedule15:10 - 31 Gusht, 2019

schedule 15:10 - 31 Gusht, 2019

Pak ditë nga vrasja e Santiago Malkos, Laboratori i Policisë Shkencore ka hedhur dritë mbi ekzekutimin e ish-punonjësit të uniformave blu. Nga kqyrja balistike rezultoi se 26-vjeçari u qëllua nga një arme zjarri, ndërsa në fshatin Ferraj në periferi të Tiranës u sekuestruan dy automatikë dhe sende të tjera të përdorur nga autorët e krimit.  

Laboratori i Policisë Shkencore ka saktësuar se cila nga dy armët e zjarrit të gjetura të shkrumbuara në një automjet në fshatin Ferraj u përdor në ekzekutimin e tipit mafioz të 26-vjeçari Santiago Malko.

Nga këqyrja balistike rezultoi se në krim u përdor vetëm një armë zjarri tip automatik Kallashnikov model 54, ndërsa arma e tjetër nuk ka kryer qitje sipas ekspertëve të kriminalistikës.

Për shkak të djegies së plotë të automjetit, dhe të armëve nuk është bërë e mundur përftimi identitetit nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve të autorit apo personave të mundshëm që kanë marr pjesë në atentat në drejtim të ish-policit Malko.

Nëse nuk japin rezultat në përftimin gjenetik të AND-së në sendet e sekuestruara nga grupi hetimorë si; doreza, atlete dhe bidona plastik, atëherë ekspertët shkencorë do të kërkojnë ndihmën e homologëve të tyre për një asistencë më të specializuar në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Familjarët e Santiago Malkos gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës kanë pohuar se viktima nuk kishte shprehur më parë se ishte kërcënuar apo ndjehej i rrezikuar për jetën e tij.

Sipas tyre, autorët mund të kenë ngatërruar objektiv, pasi kohët e fundit ish-punonjësi i policisë ishte fokusuar vetëm te familja e tij dhe shkonte në institucionet fetare.

Ekzekutimi i djalit të vetëm të familjes Malko, mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e Porcelanit në Tiranë është kryer nga vrasës profesionit.

Policia dhe prokuroria nuk ka asnjë të ndaluar për vrasjen, ndërkohë janë shpallur në kërkim dy persona si edhe janë marr në pyetje dëshmitarë dhe mbi 30 persona të tjerë që mendohet se kanë dijeni për ngjarjen./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!