Një pjesë e Heroinës së pastër dyshohet se ka kaluar në drejtim të kosovë përpara se të ndërhynte policia, e cila sekuestruoi një laborator droge ne Has. Ndërkohë burime zyrtare pohojnë se lënda e sekuestuar është vetëm përbërës Heroine, teksa në pranga ka rënë edhe eksperti që përftonte drogën, me origjinë turke.
Arrestohet kimisti, i cili dyshohet se do të përftonte Heroinën nëpërmjet laboratorit të drogës të zbuluar pak ditë më parë në Brenog të Hasit.
Eksperti me origjinë turke u kap në tentative per t’u larguar nga vendi ynë pranë kufirit me Kosovën. Ndërkohë janë Shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë me origjinë nga Lindja e Mesmes, të cilët dyshohet se kanë sjellë lëndën narkotike bashkë më përbërësin në Laboratorin e Hasit. ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se, një nga arsyet që aksioni i policisë vijon të mbetet diskret është se, ka dyshime që pjesa më madhe e lëndës narktike që ndodhej në Laborator të jetë zhvdendosur në drejtim të Kosovës pak para se të ndërhynin uniformat blu. Ndërkohë burime zyrtare nga Policia e shtetit pohojnë se, sasia e konsiderueshme e sekuestruar është përbërës Heroine dhe jo Heroinë e pastër. Edhe Shërbimet për Çështjtet e Brendshme dhe Ankesave në ministrinë e Brendshme, ka nisur verifikimet nëse aksioni ka pasur apo jo dekonspirin. Hetimet për laboratorin e drogës kanë nisur disa kohë më parë, duke qenë në vëzhgim nga Forcat Operacionele Speciale dhe agjent te antidrogës. Por përsëri ka dyshime se, organizatorët kryesorë kanë mundur t’i shpëtojnë prangosjes.
Bashkë me kimistin e lëndëve narkotike, më herët janë prangosur edhe Xhevit Shuti, i cili është kryefamiljari dhe pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori i përpunimit të drogës. Ai ka thënë se ka pasur kontakte me një person për shfrytëzuar ambientin për përpunimin e bimëve medicinale, por nuk ka treguar emrin e tij dhe sa kohë kishte që merrej me këtë aktivitet. Nga hetimet ka rezultuar se Xhevit Shutin ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh. Me dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariatin e Kukësit për të dhënë dëshmi mbi laboratorin e Heroinës në Has, por shumica prej tyre kanë thënë se nuk kishin dijeni dhe nuk kanë parë asgjë të pazakontë. Policia dyshon se familja Shuti është e lidhur me trafikantë jashtë Shqipërisë dhe siguronte lëndën e parë për përgatitjen e heroinës në laborator. Të prangosur nga data 19 tetor janë 3 nëtar të famimjes Shuti, Xhevit, Anila dhe Mustafa Shuti si edhe Vehbi Barushi e Flamur Çela. Pritet që dosja të kalojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditët e ardhshme. /abcnews.al